Medvedev në gjysmëfinale me përmbysje, sfidon grekun Tsitsipas

26 Janar 2022
15:11
Telesport
back button

Rusi Daniil Medvedev (numri 2 në botë) dhe ai grek Stefanos Tsitsipas (numri 4 në botë) janë dy gjysmëfinalistët e fundit të grand slam-it Australian Open për meshkuj.

Tsitsipas fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) ndaj adoleshentit italian Jannick Sinner në çerekfinale, ndeshje e dominuar nga tenisti grek. Ai pati epërsi në të trija setet, ndërsa Sinner (numri 11 në botë) tregoi se nuk ka shumë përvojë në të tilla nivele.

Më e bukur sfida tjetër çerekfinale, ku Medvedev fitoi 3-2 ndaj kanadezit Felix Auger-Aliassime, sfidë që zgjati 4 orë e 30 minuta. Ky i fundit (numri 9 në botë) fitoi 7-6, 6-3 dy setet e para, por pa mundur të triumfojë. Medvedev nuk dorëzohet dhe përmbys shifrat, duke fituar 7-6, 7-5, 6-4 tri setet e tjera.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes spanjollit Rafael Nadal dhe italianit Matteo Berrettini.

Gjysmëfinale-Meshkuj

R.Nadal (Spa).-M.Berrettini (Ita)

S.Tsitsipas (Gre)-D.Medvedev (Rus)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit