Medvedev triumfon në “Atp Finals”, fiton për herë të parë turneun e “mjeshtrave”

23 Nëntor 2020
8:40
Telesport
back button

Tenisti rus Daniil Medvedev fitoi turneun “Atp Finals” që u zhvillua në Londër, turneu i mjeshtrave, ku morën pjesë 8 më të mirët në botë.

Rusi mundi me përmbysje 2-1 në finale austriakun Dominic Thiem (4-6, 7-6, 6-4), një sfidë që parashikohen të jetë vetëm nisja e një dueli të gjatë mes dy tenistëve vitin e ardhshëm.

Edhe pse Thiem fitoi setin e parë, nuk arriti të ruajë këtë ritëm deri në fund. Medvedev fitoi në “tie break” setin e dytë dhe më pas kompletoi përmbysjen në setin e tretë.

Për Thiem kjo është finalja e dytë e “Atp Finals” humbur, pas asaj të vitit të kaluar, ndërsa Medvedev fiton për herë të parë dhe shpallet si “kampioni i vitit 2020”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit