Megi Doçi “çmendet” sërish, mësoni sa gola ka shënuar sot!

24 Mars 2019
13:15
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi, u shpall golashënuesja më e mirë e botës për vitin 2018. Futbollistja e ekipit kuqeblu dhe kombëtares shqiptare duket se do të vazhdojë të njëjtën ecuri dhe në vitin 2019, pasi nuk po di të ndalet. 

Ekipi shkodran nuk ndalet dhe dominon kampionatin, por ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë. Doçi në takimin e sotëm të luajtur ndaj Maliqit ka shënuar 10 gola. Po rezultati? 10-0. 

Të vjen mirë kur sheh se kemi një sulmuese që e njeh mjaft mirë portën në vendin tonë, por ngra krahu tjetër kjo sjell dhe njëherë në vëmendje nivelin e ulët, skandaloz të futbollit të femrave. Kampionati i femrave në Shqipëri nuk ka marrë një zhvillim të mirë. 

Presidentët e klubeve sakrifikojnë për ta mbajtur dhe të njëjtën gjë bën dhe FSHF-ja që shpesh herë kontribuon dhe nga arka e saj. Detyrim më shumë se sa dëshirë! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit