Melo nuk pendohet: Robben-it do t’ia vija sërish “këmbën në fyt”

2 Korrik 2020
12:03
Alfred Lleshi
back button

“Nëse do të kthehesha përsëri në kohë, do të kisha shkelur përsëri Robben.” Janë këto fjalë të Felipe Melo, thënë në një intervistë për “TV Globo”, kur e pyetën nëse i vjen keq për sjelljen e tij josportive, që i kushtoi kartonin e kuq në minutën e 73-të të humbjes kundër Hollandës, e cila eliminoi edhe Brazilin nga Botërori i Afrikës së Jugut (2010). Felipe Melo kishte shënuar, 20 minuta më parë, golin e barazimit momental ndaj hollandezëve.

“Unë nuk pendohem për këtë dhe nuk kam pse t’i kërkoj falje askujt. Do ta shkelja përsëri nëse është e nevojshme, sepse ishte një moment mësimi”, – tha mesfushori, i cili, në moshën 37 vjeç, vazhdon të luajë dhe të rrëmbejë vëmendje brenda e jashtë fushës së lojës. Pak e ka ndryshuar personalitetin e tij që nga koha në Turqi, ku, midis polemikave të tjera, sulmoi bashkëlojtarin e Galatasaray, Albert Riera, duke e dërguar në spital. Po ashtu, ai luajti me dorë me një shok tjetër skuadre në finalen e Kupës së Turqisë. Tani është pjesë e Palmeiras, ku pati një zënkë kundërshtarin në “Copa Libertadores” kundër Peñarol. Ai u përplas me një rival dhe u përjashtua nga finalja e “Campeonato Paulista” dhe ofendoi publikisht trajnerin Cuca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit