Mema: Jam i kënaqur me ekipin, por ato raste…

27 Gusht 2019
21:53
back button

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur për Supersport për ndeshjen e barazuar në shtëpi kundër Teutës. Këto kanë qenë fjalët e tij:

“Loja ishte shumë e luftuar. Ne i patëm  dy raste dhe duhet t’i kishim shfrytëzuar. Megjithatë, jamë i kënaqur disi me lojën e ekipit, sepse kishim një kundërshtar të fortë përpara. Më kanë befasuar shumë, sepse kanë larguar 5 ose gjashtë lojtarë”.

“Rastet e Teutës? I kam folur Kale për atë veprim që bëri, sepse i dha topin kundërshtarit dhe i ktheu kurrizin. Do të më vinte shumë keq të pësonim gol nga një pakujdesi e jona”.

“Reagimi i Ngoo? Ndoshta ka qenë i nervozuar me veten, sepse i dhamë dorën njëri-tjetrit, por mund të ketë qenë edhe i zemëruar me mua. Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe do të ketë hapësirë për të gjithë”.

“Shumë lojtarë me personalitet në ekip? E kam të thjeshtë të menaxhoj lojtarët. Kush është në gjendje të luajë, do të luajë. Jam gjithmonë i drejtpërdrejtë me lojtarët. Sjellja e tifozëve? I bëj thirrje që të mos hedhin shishe, sepse dëmtojnë ekipin. Tifozët janë pjesa më e rëndësishme e skuadrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit