Mema: Jemi brenda objektivave, s’e kam menduar dorëheqjen

9 Tetor 2019
9:07
Alfred Lleshi
back button

E ka kaluar lumin e kësaj here, ka marrë “votëbesimin” e presidentit Halili. Ardian mema do të vijojë punën, me synimin për ta ndryshuar situatën rezultative për mirë. Në të kundërt, është i paralajmëruar. Pas analizës me skuadrën, trajneri bardheblu ka folur për mediat: “Vazhdoj të jem te Tirana, pavarësisht lajmit të disa portaleve për klikime. Ecuria e skuadrës nuk është më e mira dhe kjo ka nxitur shumë zëra. Prandaj, edhe presidenti erdhi sot pranë skuadrës për të konfirmuar ata që thashë.

Askush nuk më ka kërkuar që të largohem, por të vazhdoj punën, pasi jemi ende brenda objektivave. Natyrisht që jam disi i zhgënjyer, sepse tani duhej të kishim 15 apo 16 pikë dhe të renditeshim të parët. A e kam menduar dorëheqjen? Natyrisht, çdo trajner i mendon ndonjëherë këto gjëra, analizon nëse janë kushtet për ta vazhduar punën. Është shumë herët për të folur për dorëheqje. Nuk është se ma ka kërkuar kush. Megjithatë, ndiej se ekipin e kam në krah dhe mund të vazhdojmë drejt objektivave. Është e qartë se puna e çdo trajneri matet me rezultate dhe ato të mbajnë, ose të largojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit