Mema me përforcime, ndaj Kukësit rikthehet sulmuesi kryesor

16 Shtator 2019
14:59
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana e ka nisur mjaft mirë kampionatin duke qenë ekipi i vetëm pa humbje me 3 fitore dhe 1 barazim në 4 javët e para. Prova e vërtetë e fortë për bardheblutë është sfida ndaj Kukësit. Kryeqytetasit do të luajnë fillimisht ndaj Shënkollit për Kupën e Shqipërisë, por vëmendja e madhe është te sfida me kuksianët. 

Trajneri Ardian Mema do të aktivizojë futbollistët që kanë pak minuta ndaj ekipit të Kategorisë së Parë, ndërsa për sfidën ndaj verilindorëve ka një rikthim të madh. Agustin Torassa do të luajë, pasi trajneri nuk e rrezikoi ndaj Skënderbeut. Argjentinasi i kishte kërkuar të aktivizohej, por numri një i stolit preferoi t’i jepte më shumë kohë në dispozicion. 

Shtatshkurtri tani është gati dhe së bashku me Calenë do të kërkojnë që t’i japin humbjen e dytë radhazi Kukësit. Një sfidë pretendentësh që duhet kaluar me moralin lart, pasi më pas është derbi kundër Partizanit, një derbi i nxehtë që është kthyer në tabu me djemtë e Memës që e kanë harruar fitoren e fundit ndaj rivalëve të përjetshëm.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit