Mema: Na la shenja Partizani, po shohim për lojtarë

8 Dhjetor 2018
16:21
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana fitoi me rezultatin 4-0 kundër Kastriotit në një “luftë mbijetese”. Një frymëmarrje për skuadrën e bardhebluve dhe vetë trajnerin Ardian Mema merr fitoren e parë në krye të stolit. Për të kjo fitore është mjaft e rëndësishme, pasi çliron psikologjikisht skuadrën. Numri një i stolit vlerësoi futbollistët për grintën e treguar në këtë sfidë dhe mendon se kjo është një pikë kthese për ekipin e tij.

Fitorja – “Do të thoja se kjo fitore vlen më shumë se 3 pikë. E kam pritur para disa ndeshjes, por le të themi fati. Fitorja vjen pas punes. Fituam 4-0, por kishim dhe momente nervozizmi kur nuk shkoi mirë ndeshja. Mendoj se rezultati thotë gjithçka për këtë ndeshje”.

Goli i shpejtë – “Kemi shënuar gola dhe në ndeshje të tjera. Ekipi tregoi forcë karakteri dhe qëndroi ekuilibër. Ana psikologjike ishte më e qetë pas shënimit. Humbja me Partizanin la shenja në ekip”.

Greca – Mawejje – “E përforcova mesin e fushës, pasi kundërshtari po na sulmonte dhe na krijonte raste. Mendova të fus dy lojtarë përpara në sulm dhe pjesa tjetër në mesfushë. Skemë e aplikuar më përpara nga ne dhe mendova ta përdor sërish”.

Objektivat e merkatos  – “Kjo ndeshje nuk ndikon fare në merkato. Ne po kërkojmë futbollistë, por nuk mund të them pozicionet”.

Xhafa – “Një trajner duhet të jetë gjithmonë i qetë. Duhet të jetë pjesa e vendimarrjes”.

Sa % e kësaj skuadre vlen? – “Nuk mund të them. Po shohim për lojtarë kam biseduar me presidentin dhe përgjegjësit për këtë punë. Ka hapësira për çdo njeri”.

Atmosfera – “Shpresoj që lojtarët të lirohen pak te kjo pjesa. Kjo është vetëm një ndeshje dhe duhet të punojmë fort dhe të mos e humbim përqëndrimin. Kemi ndeshjen e radhës kundër Laçit”.

Dedikimi  – “Shkon për tifozët, pavarësisht se ata presin shumë më shumë nga ne. Ne duhet të punojmë fort për t’i falur atyre kënaqësi”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit