Mema pranon: Vllaznisë iu mohua penallti, ja shtylla e ekipit tonë

31 Gusht 2019
21:16
back button

Mema pranon: Vllaznisë iu mohua penallti, ja shtylla e ekipit tonë

Tirana e idear nga Mema? Pjesën e parë na vuri në vështirësi Vllaznia. Jo se po bënte sulme, por ishte një kundërshtar që luftoi shumë. Dhe, po mundonte të na kapte në befasi. Kjo ishte pjesa e parë. E dyta, na liroi edhe prej golit. Mendoj se duhej të shënonim më tepër. Isha i mërzitur te kjo pjesë. Mund të shkonim 4 apo 5 me zero. Me këto lojtarë, do flas, sidomos me ata me më tepër eksperiencë. Duhet të shënojnë, të bëjnë punën e tyre, për atë paguhen. Ne duhet të bëjmë fitoret, jo show.

E ke për Hasanin? Nuk po them vetëm për Hasanin, ka edhe të tjerë. Hasani e bëri punën e tij shumë mirë, por duhet të jetë më i thjeshtë. Kjo do na çojë përpara. 

Mbrojtja e përmirësuar? “Mendoj se ardhja e Osmanit është një vlerë e shtuar dhe e bën punën goxha mirë. Ka cilësi në fushë dhe kjo na mban gjithmonë në vëzhgim, flasim dhe na jep informacion për lojtarë të tjerë. Mendoj se ai ka qenë shtylla e mbrojtjes sonë. Në ditët në vijim do e shohim sepse do kemi ndeshje më të forta si: Kukësi, Skënderbeu”.

Tensioni dhe penalltia për Vllazninë: “Nuk e kam  parë rastin, më thanë se Çelhaka ka bërë faull. Mendoj se është penallti (pasi sheh pamjet). Tensioni në fushë ishte pa kuptim fare, filloi që pas momentin kur Gilman Lika kërkoi penallti, në momentin e parë ishte penallti, kjo se di. Mendoj se klubet duhet të krijojnë kushtet për të luajtur në kushte në normale, në këtë stadium të bukur duhet të ketë lojë të bukur”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit