Mema: Sa keq që nuk ishte një ndeshje boksi

1 Mars 2019
20:17
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka komentuar barazimin pa gola të marrë në derbin e sotëm kundër Partizanit. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai për "Supersportin". 

"Keqardhje për mungesën e fitores? Sa keq që nuk ishte boks, sepse do të kishim fituar me pikë. Gjithsesi jam i kënaqur me lojtarët e mi, duke parë se po luanim me vendin e parë".

"Gabimet e sulmit? Nuk kam patur kohën e duhur për të rregulluar gjithçka, por jemi përmirësuar. Kemi patur më shumë ekuilibër sot. Nëse do të vazhdojmë kështu, do të marrim rezultate të mira".

"Pjesa e dytë? Ndoshta dhamë gjithçka në të parën, por nuk duhet të harrojmë se Partizani është një ekip i fortë. Nuk kishim freski në pjesën e dytë. Duhet ta rishikoj ndeshjen që të jem më  i qartë".   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit