Mema: Skënderbeu i ngjashëm me Tiranën e vjetshme, nuk e dëgjova Torassën!

13 Shtator 2019
15:31
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, vlerësoi Skënderbeun nga konferenca për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër korçarëve. Numri një i bardhebluve gjen ngjashmëri ndërmjet Tiranës së vjetshme dhe ekipit të sivjetshëm. Ai do të gjejë sërish Ilir Dajën përballë, një bashkëpunëtor që kanë punuar prej vitesh me njëri-tjetrin. 

Skënderbeu – Çdo kundërshtar ka specifikat e veta dhe sado i dobët të jetë në letër, pa përqendrimin e duhur të sjell vështirësi. Nuk ka ndeshje të thjeshta. Skënderbeu ka trajner të shkëlqyer që i merr maksimumin lojtarëve. Skënderbeu nuk është një skuadër që mund të merret lehtë dhe pa përqendrim, ka probleme. Nëse thuhet se është skuadër e dobët, është gabim sepse është ndeshja më e rëndësishme e muajit. Kam qenë pjesë kur Korça kishte lojtarë të mirë. Vlerat i japin futbollistët. Skënderbeu është emri pak a shumë si Tirana vjet. Nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm”. 

Mungesat – “Torassa nuk është i gatshëm nesër. Ka shprehur gatishmëri për të luajtur, por nuk e rrezikoj ta humbas vetëm për një ndeshje. Është herët për të folur, por mendoj se Osmani ka pjesën e vet. Ai është një pikë e fortë për skuadrën”. 

Titulli – “Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t’ia marrim çdo ekipi. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. Në skuadër, duhet mentalitet fituesi. Për sa kohë t’i bëjmë hyzmetin çdo ndeshjeje, janë edhe pikët në mes”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit