Mema tërbohet: Kjo vetëm finale nuk ishte, tifozët nuk i futëm për një arsye

18 Maj 2019
19:08
back button

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka mbetur i dëshpëruar nga barazimi zhgënjyes kundër Kastriotit dhe e pranon se frika sa vjen e shtohet. Në "Gol pas goli" në Supersport trajneri bardheblu akuzoi hapur lojtarët:

"Ishte një ndeshje me presion të madh, një finale, ndaj tentova gjithë javën ta mbaja skuadrën sa më të qetë. Megjithatë, kjo vetëm finale nuk ishte, sepse lojtarët e mi nuk dhanë asgjë për të merituar fitoren.

Hasani? Ka pasur probleme fizike, dha sa mundi dhe sakrifikoi. Oduamadi? Është një nga ata lojtarë që vijnë në Shqipëri për t'u riaftësuar nga problemet fizike. Problemi është se duhet të sakrifikojnë të gjithë, jo një apo dy lojtarë.

Lojtarët, çfarë thonë pas ndeshjes? Së pari, nuk mjafton cilësia, duhet karakteri në futboll. Shumica e lojtarëve e kanë problem punën e karikimit, sepse u mungon karakteri sportiv. Problemi nis që te moshat, përzgjedhja bëhet në fillim bazuar në karakterin sportiv. Natyrisht, shpresoj që ta mbyllim me sukses dhe pastaj do të bëhet një analizë e fortë, për sa i përket karakterit të treguar nga lojtarët.

"Është momenti më i keq që kam përjetuar ndonjëherë, do të bëj gjithçka për të shmangur katastrofë, sepse do ishte tragjedi nëse Tirana bie nga kategoria.

"Tifozët? Mendoj se duhet të jenë pjesë e klubit, kemi lidhje shpirtërore me ta. Mungesa e tyre? Erdhi nga frika e problemeve që mund të krijoheshin nga hyrja në fushë e ndonjë tifozi. Nuk e kam fjalën për tifozët e Tiranës, dua ta theksoj, por i druheshim një skenari të tillë nga i cili do penalizohej Tirana".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit