Mema “tym”: Na mbyti Laçi, falëm një pjesë loje

15 Dhjetor 2018
16:17
back button

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka qenë mjaft i tensionuar në lidhjen direkte me "Gol pas goli" në Supersport, ku ka komentuar humbjen 2-1 në Laç. Qortim i ashpër për ekipin bardheblu, por edhe akuza për gjykimin.

"Një pjesë e parë apatike, pa dyluftime, i fitoi të gjitha Laçi. Futbolli është me dyluftime dhe të vjen keq që lojtarët nuk dyluftonin.

"Arbitrat? Më vjen keq të merrem me këto gjëra, le t'i shohin komisionet përkatëse. Kishte momente në zonën e Laçit për të cilat jam kurioz si do vepronte arbitri, nëse do ndodhnin në zonën tonë.

"Ndryshimi në pushim? Një ndër gjërat që u kërkova ishte pikërisht kjo, pse nuk luajtën futboll që në fillim, duke mos treguar agresivitet që në fillim. Aq më tepër, pësuam dy gola që i falëm.

"Ngo'o? Ka qenë i dëmtuar, nuk është stërvitur për 5 ditë dhe nuk mund ta futja titullar. I dhashë dorën në fund, dha gjithçka në fushë, luftoi dhe besoj se në vijim do jetë pjesë e formacionit. Ne duam lojtarë korrektë, të disiplinuar, që luftojnë në fushë.

"Dhuratat për kundërshtarët? E kemi diskutuar çdo javë, është e kotë të ndalem pa fund në këtë histori. Ndërrimi i trajnerit kaq shpesh? Unë zgjedh futbollistin që më jep më shumë, nuk ka futbollist të salduar si kapiten, përjetë. Asnjë futbollist nuk e ka vendin e sigurt, kjo është çështje e mbyllur".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit