Memelli: Humbje që vret, por nuk dorëzohemi derisa matematika të na lejojë

3 Mars 2021
15:59
Alfred Lleshi
back button

Nuk mund të ketë gjë tjetër, veçse zhgënjim në fjalët e Migen Memellit. Trajneri i Skënderbeut u shpreh kështu, pas humbjes 1-0 ndaj krutanëve, brenda në Korçë: “Është humbje që vret, kjo u duk edhe në fytyrat e futbollistëve. Nuk mund ta ul motivimin, sepse ka ende kampionat dhe do të vazhdojmë derisa të na e lejojë matematika të besojmë te mbijetesa. Kampionatit nuk i dihet. Është një humbje që vjen në moment shumë kritik. Përveç goditjes së Rrapaj, në pjesën e parë nuk gjuajtëm në portë.

Na mungoi qartësia në lojë. Ata janë lojtarët e mi dhe jam krenar që i kam. Disa prej tyre mund të kishin marrë më shumë përsipër. Nuk bëmë mirë në fazën e mbrojtjes dhe lojtarët nuk po e përballonin dot ndeshjen. Nga skuadra e vjetshme ka pak lojtarë dhe shumica kanë ardhur rishtazi.

Janë pa eksperiencë, me përjashtim të Zguros, që u nervozua sot dhe nuk deshëm ta rrezikojmë, ndaj e lamë pushim. Ne do të vazhdojmë me këta lojtarë, asgjë s’ka mbaruar. Hyra në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, i pashë me kokën poshtë, por iu thashë se asgjë nuk ka mbaruar”. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit