Memelli: Kemi humbur dy pikë, sulmi ka probleme

2 Dhjetor 2018
16:45
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Laçit, Migen Memelli, ka komentuar barazimin pa gola të regjistruar në shtëpi kundër Kamzës së vendit të fundit. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai për emisionin "Gol pas goli".

Çfarë nuk shkoi – "E dinim se kishim përballë një kundërshtar që do të mbrohej mirë. Takimi është luajtur në mesfushë. Treshja e sulmit nuk është paraqitur mirë dhe kemi kërkuar ta zgjidhim me goditje standarde. Kemi lënë dy pikë, por ky është futbolli".

Problemet – "Nuk ka asgjë që nuk shkon me ekipin. Besoj shumë te lojtarët e mirë. Sigurisht do të ketë edhe ditë kur skuadra do të zhbllokohet. Ne nuk shikojmë të tjerët, por vetëm si të përmirësohemi dhe në fund të marrim maksimumin".

Filozofia e lojës – "Jemi skuadër që kërkojmë rezultatin, por gjërat përkeqësohen ndonjëherë. Nuk kemi qenë konkretë dhe të qartë në sulm. Përgjegjësia jonë është të përmirësojmë skuadrën".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit