Menaxheri dardan turpëron gazetarin spanjoll dhe e detyron t’i thotë emrin Kosovës! (DEBATI-VIDEO)

30 Mars 2021
23:03
Telesport
back button

Të mërkurën në Sevilla, Kosova do të zbresë në fushë ndaj Spanjës, në kuadër të Grupit B kualifikues dhe ky takim vjen pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Meqenëse Spanja nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, trajtimi që i kanë bërë mediat spanjolle nuk ka qenë aspak i këndshëm, madje gazeta “AS” nuk e ka vendosur aspak emrin e Kosovës në renditje duke lënë thejsht flamurin…

Pikërisht në konferencë, kur gazetari i AS i drejtoi një pyetje trajnerit të Dardanëve, Challandes, menaxheri Bajram Shala ka marrë fjalën duke detyruar gazetarin të thotë pyetje për “trajnerin e Kosovës”…

Shala: Tani pyetja tjetër. Ruben Ares nga AS. Pyetja nga gazetari i AS, Diario AS.

Gazetari: Siç e shihni, Spanja pas dy ndeshjeve të vështira, mendoni se Luis Enrique do t’i ndryshojë shumë gjëra për këtë ndeshje (kundër Kosovës)?

Shala: Kujt i drejtohet pyetja?

Gazetari: Për trajnerin.

Shala: Trajnerit të… Trajnerit të… Sepse nuk e kemi parë emrin e ekipit tonë kombëtar asnjëherë në median tuaj. Prandaj, do të duhej të ishte e qartë se për trajnerin e cilit ekip është pyetja.

Gazetari: Pyetja është për trajnerin. Dua të di nëse Luis Enrique do të ndryshojë shumë gjëra për ndeshjen e nesërme.

Shala: Po, por për trajnerin e cilës skuadër? Sepse nuk e kemi parë kurrë emrin e ekipit tonë kombëtar në raportimet e gazetës tuaj.

Gazetari: Pyetja është për trajnerin…

Shala: Të cilës skuadër?

Gazetari: Të Kosovës…

Shala: Në rregull. Ai do të përgjigjet tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit