Menaxheri e pranon: “Bale te Real Madrid? Nuk është euforik, por…!”

5 Dhjetor 2019
22:20
back button

Jonathan Barnett, menaxheri i yllit uellsian Gareth Bale ka folur edhe një herë tjetër në lidhje me të ardhmen e tij te Real Madrid, aq të përfolur tashmë prej të paktën dy sezonesh.

“Nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga Real Madrid. Ai ka një kontratë me klubin dhe është një futbollist i Los Blancos me efekte 100%. Do të punojë mirë, dëshiron të fitojë La Ligan, Champions League dhe gjithçka tjetër”.

“A është i lumtur? Mund të them se nuk është euforik, por kjo gjë nuk do të ndikojë aspak në performancën e tij në fushë. Faktet dhe statistikat konfirmojnë se me Bale në fushë, Real Madrid ka shanse më të mëdha për të fituar”.

“Askush nuk e ka akuzuar ndonjëherë se nuk ka dhënë 100%. Ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. Nëse në të ardhmen do të mbërrijë ndonjë ofertë e mirë për tu transferuar, ndonjë shans i mirë për atë, atëherë do të vlerësojë faktet dhe do të flasë me presidentin e Real-it”, deklaroi menaxheri i Bale për “BBC”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit