Menaxheri i Joshua konfirmon: Ja rivali i ardhshëm, mund të braktisim Londrën

19 Janar 2019
14:23
Telesport
back button

Eddie Hearn, promotori dhe menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, ka bërë me dije se javën tjetër do të zbulohet emri i rivalit me të cilën do të përballet kampioni i botës në peshën e rëndë. Joshua do të mbrojë titujt e kategorive IBF, WBA e WBO më 13 prill, në stadiumin “Wembley”. Kandidatët që janë në listë për të dueluar me Joshua janë: Wilder (kampion bote në kategorinë WBC), Fury, Whyte e Miller.

Në një deklaratë për “Sky Sports”, Hearn tha: “Me Wilder jemi në heshtje prej kohësh, ndërkohë që jemi në bisedime me Fury e Whyte për një duel. Me Whyte kemi edhe një marrëveshje verbale për sa i përket pagesës ndërkohë që po punojmë për një duel në Amerikë në të ardhmen për Joshua”, tha Hearn.

Ne do të shkojmë të duelojmë në Nju Jork dhe do të mbushim plot të një stadium me 22 mijë vende edhe pse jemi britanikë. Gjithsesi, javën e ardhshme do të zbulojmë çdo enigmë për sa i përket të ardhmes. Në rast se Wilder, Whyte e Fury nuk pranojnë ndoshta shklojmë në Amerikë për të dueluar me Jarrell Miller”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit