Menaxheri i yllit të ri të Serisë A: Është një makinë golash, do të bëhet një lojtar i madh

1 Gusht 2020
22:21
Denis Hakanaj
back button

Victor Osimhen është një lojtar i ri i Napoli-t dhe blerja e tij ka qenë më e shtrenjta në historinë e klubit “axurr”.

Presidenti De Laurentiis ka folur për një investim prej pothuajse 100 milionë eurosh mes kostos së kartonit dhe rrogës së lojtarit.

Tifozët e Napoli-t janë kuriozë ta shikojnë në aksion dhe ndërkohë kanë ardhur elozhet e menaxherit të tij.

Në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss, William D’Avila, ka folur kështu për klientin e tij:

“Pas zyrtarizimit të operacionit, Victor më ka thënë se është shumë i lumtur dhe pret me padurim të kthehet në Itali dhe te Napoli për të filluar stërvitjen me skuadrën e tij të re”.

“Është një golashënues i vërtetë. Lojtarë si ai kanë shumë sukses në Serinë A. Ai sulmon hapësirat, vrapon shumë në fushë, ndihmon edhe në  fazën mbrojtëse”.

“Është një lojtar i kompletuar dhe me Gattuso-n mund të përmirësohet akoma më shumë. Pas disa muajsh do të flasim për një lojtar të madh. Është i vendosur që të shënoj numrin më të madh të golave”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit