Menaxheri i ylllit të Milan-it: Do të bëhet një nga më të mirët në botë

25 Mars 2020
18:29
Denis Hakanaj
back button

Një nga notat e pakta pozitive të Milan-it në këtë sezon është padyshim Theo Hernandez, blerja më e mirë e merkatos së verës së kaluar.

Shifrat flasin qartë: gjashtë gola dhe dy asiste mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, në eksperiencën e tij të parë italiane. Në një intervistë të dhënë për  calciomercato.it, menaxheri i tij, Manuel Garcia Quilon, ka thënë se:

“Theo ka shkuar shumë i ri te Real Madrid, ndoshta ka munguar pak durim nga ana e klubit. Me lojtarët cilësor duhet shumë durim dhe u duhet dhënë mundësia që të  luajnë”.

“Te Milan-i po bën shumë mirë, nëse vazhdon kështu mund të bëhet një nga mbrojtësit e krahut mëtë  mirë në botë. Sa vlen? Në fillim duhet të konfirmohet te Milan-i, nëse do t’ia dalë kartonit  i tij do  të arrijë një vlerë mbi 50 milionë euro”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit