Mendes donte ta dërgonte 120 milionëshin te City, dalin përgjimet

19 Janar 2022
18:14
Denis Hakanaj
back button

Disa përgjime të Jorge Mendes të periudhës para transferimit të Joao Felix nga Benfica te Atletico Madrid janë bërë publike.

Përgjimet që janë bërë gjatë hetimit “Operacioni Karton i Kuq” tregojnë Mendes në një bisedë me Bruno Maruta, drejtori i moshave te Benfica.

“Vieira (presidenti i Benfica-s) ka këmbëngulu se ka marrë oferta 120 milionë euro për Joao Felix dhe unë kam marrë katër”, dëgjohet të thotë Mendes.

Katër ofertat kanë qenë nga Atletico, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.

Mendes ka shtuar: “Gjëja më e mirë për Joao Felix do të ishte Manchester City. Do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit portugez”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit