“Mendo për portugezin…”; fraza misterioze e Puyol për Figon

21 Tetor 2020
12:54
Alfred Lleshi
back button

Carles Puyol ka lënë një mesazh misterioz në llogarinë e tij në Twitter, pikërisht javën kur do të luhet “El Clasico” e La Liga-s. Ish-mbrojtësi katalanas dëshironte të kujtonte një episod, që e jetoi kur ishte lojtar i Barcelonës dhe duhej të përballej me Real Madridin. Dikush i dha këshilla për Figon 20 vite më parë. Mesazhi i ish-kapitenit Blaugrana është ky: ” 20 vite më parë… kush më tha “mendo për portugezin” në seancën e parë stërvitore të javës?”

Përgjigjet nuk kanë vonuar dhe janë nga më të ndryshmet. Serra Ferrer, i cili ishte trajner i ekipit Blaugrana në atë kohë; Guardiola, Simao, Rivaldo, Van Gaal… Carles Puyol nuk e ka konfirmuar ende se cili është. Në vitin 2000, si çdo sezon, kishte dy “El Clasico”. Më 26 shkurt, Real Madridi e mundi Barcelonën 3-0. Dhe vetëm 20 vite më vonë, në prag të “El Clasico” së parë të këtij sezoni, është Puyol që e kujton.

Më 21 tetor 2000, Barça i mundi të bardhët me rezultatin 2-0 (gola nga Luis Enrique dhe Simao). Figo formoi një “trident” sulmues me Raúl dhe Munitis. Portugezi e përfundoi ndeshjen me një karton të verdhë. Puyol, gjithashtu, u paralajmërua, shoqëruar në pjesën e pasme nga Sergi, Abelardo dhe Reiziger.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit