Menotti tradhton Maradonën: “Ja pse Pele është më i miri i të gjitha kohërave”

16 Korrik 2022
13:36
Denis Hakanaj
back button

Më mirë Maradona apo Pele? Edhe nëse duam të përjashtojmë lojtarët ende në aktivitet si Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi nga ekuacioni, debati se kush ishte lojtari më i mirë ndonjëherë nuk është i lehtë për t’u zgjidhur.

Sidoqoftë, emrat e Pibe de Oro dhe O Rei janë ata që shfaqen më shpesh. Të gjithë kanë idenë e tyre për të, por ka disa siguri kur shikojmë krahasimin mes dy legjendave të futbollit të së shkuarës.

Në Brazil, të gjithë do të votojnë për tri herë kampionin e botës. Dhe në Argjentinë askush nuk do të mendonte të mos zgjidhte Diegon. Apo ndoshta nuk është kështu? Për të mohuar këtë teori vjen një zë i rëndësishëm, ai i Luis Menottit.

Pele më i miri

“El Flaco”, trajneri i kombëtares argjentinase që fitoi Kupën e Botës në 1978 (dhe pa grumbulluar një Maradona shumë të ri), ka thyer tabunë. Në deklaratat e mbledhura nga AS, një nga legjendat e futbollit Albiceleste ka dalë hapur në krah të brazilianit.

“Pele është më i miri nga të gjithë, ai ishte i mbinatyrshëm, ai bënte gjëra të pamundura. Për të çdo ndeshje ishte si finalja e Kupës së Botës, madje edhe një stërvitje ishte si finalja e Kupës së Botës.

“Për mua ishte kënaqësi të isha në fushë për ta parë, ai bënte gjëra që ishin vërtet të pakuptueshme. I pëlqente të hynte në portë dhe të mos përdorte duart, bënte pritje me roveshiatë ose me kokë”. A mjafton për t’u konsideruar në një nivel më të lartë se të tjerët?

Fenomenet e çdo moshe

Për Menottin padyshim po. “Personalisht nuk mund ta krahasoj me askënd, sepse ai është para të gjithëve, absolutisht përpara. Një herë ai kishte një thua të futur në këmbë dhe një gisht të thyer dhe ai ende luajti 90 minuta kundër Palmeiras. Një gjë e pamundur”.

Dhe pas Peles? Të tjerët, që shikojnë nga larg, duhet të kënaqen duke qenë më të mirët… gjatë karrierës së tyre.

“Pas tij mendoj se ka pasur lojtarë që kanë qenë më të mirët në epokën e tyre. Cruijff, Di Stefano, Maradona, Messi… Por Pele i kalon të gjitha epokat nga këndvështrimi im”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit