Mensah probleme me klubin, Duka firmos me “demat”

17 Janar 2019
14:50
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani do të lërë Antalian dhe do të kthehet në Shqipëri. Ekipi i kuq do të vazhdojë përgatitjet në vendin tonë. Situata te skuadra e kryeqytetasve mbetet e qetë, ndërsa merkatoja nuk po sjell emrat e shumëpritur nga të gjithë.

Trajneri Skënder Gega kërkon një sulmues, por deri tani nuk kanë gjetur emrin e shumë kërkuar. Nga krahu tjetër, burime të ndryshme të kreyqytetasve në Antalia bëjnë me dije se një çështje është hapur me sulmuesin Mensah. Afrikani nuk po kalon një moment të mirë te të kuqtë. 

Ai mund të shohë mundësinë e largimit, së bashku me drejtuesit që do ta linin të lirë, pasi janë surprizuar për keq nga karakteri i vështirë i afrikanit. Nëse Mensah është drejt largimit, Gega ka dhënë miratimin e tij për Dilaver Dukën. Ky i fundit e ka kaluar provën, me miratimin e trajnerit, dhe do të nënshkruajë me kryeqytetasit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit