MER FUND PERISIC-INTER! Nga Italia: “Ka pranuar ofertën e fundit të Premier League. Detajet”

27 Maj 2022
22:02
Telesport
back button

Pas takimit të ditëve të fundit dhe ofertës zyrtare të Interit të ngritur në 5 milionë euro neto në sezon plus bonuse, zikalterit janë në pritje të përgjigjes së Ivan Perisic, por anësori kroat duket gjithnjë e më i largët nga Milano.

Pas deklarates së drejtpërdrejtë pas fiinales së Kupës së Italisë, sirenat e merkatos nisën të kumbojnë fort dhe në këto orë kroati do të kishte gjetur marrëveshjen për t’u transferuar në Premier League dhe për të veshur fanellën e Tottenhamit.

Siç raporton Bruno Longhi në profilin e tij në Twitter, Perisic do të kishte pranuar kështu propozimin e Conte dhe Paratici, të cilët i ofrojnë kroatit nje kontrate me te mire prej 6 mln eurosh neto per 2 vitet e ardhshme.

Ishte Conte ai qe i telefonoi direkt kroatit per ta bindur dhe keshtu u gjet marreveshja. Interi pergatitet te humbase futbollistin me vendimtar te sezonit qe sapo u mbyll, duke qene se Perisic luajti ne nje nivel shume te larte.

Conte e njeh mire dhe per kete arsye eshte duke e mare, kjo edhe per te shmangur dhe mundur  konkurrencen nga Chelsea (ngërçi në shitjen e klubit nuk çoi në mundësinë për t’i bërë një ofertë zyrtare lojtarit) dhe Juventusi, i cili në këto ditë është fokusuar kryesisht në rikthimin e Pogba te Juventus…

Perisic largohet keshtu pas 7 vitesh ne pronesi te Interit, teksa ne 2015 u ble per 19 mln euro te Wolfsburg duke luajtur nje sezon i huazuar te Bayern Munich dhe duke fituar Champions aty.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit