Mercedes dhe Hamilton bëjnë gjestin fisnik, dhurata speciale për fëmijën me kancer

15 Maj 2019
20:56
Telesport
back button

Mercedes dhe Lewis Hamilton kanë kryer një gjest fisnik pas garës së fundit të zhvilluar në Spanjë, ku triumfoi piloti britanik. Makina gjermane dhe piloti i kanë dërguar djaloshit 5-vjeçar Harry Shaw një makinë kopje të Mercedes si dhe trofeun e fituar nga Hamilton në garë.

Harry Shaw është diagnostikuar me kancer pak muaj më parë dhe para garës së Spanjës pat surprizuar me mesazhin e tij, ku shprehej se ishte tifoz i Hamilton. “Harry është një frymëzim për mua”, tha Hamilton pas garës.

Ndaj, Mercedes dhe kampioni i botës bënë një gjest fisnik, duke dërguar në shtëpinë e fëmijës makinën W10 dhe trofeun. Për djaloshin 5-vjeçar vijon mbledhja e fondeve për betejën e tij ndaj kancerit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit