Mercedes dominon në testet e para, Bottas vë në resht rivalët

19 Shkurt 2020
14:53
Telesport
back button

Në pistën spanjolle te Montemelo kanë nisur sot testet e para dimërore në Formula 1, ku të gjitha makinat kanë zbritur në pistë me një nga dy pilotët zyrtare.

Në ditën e parë, më i shpejti në pistë ka qenë Valtteri Bottas me Mercedes, që dha kohën 1’17”323. Në vendin e dytë renditet Sergio Perez me Force India dhe i treti Max Verstappen me Red Bull.

Vetëm i shtati Charles Leclerc me Ferrari, gati një sekondë më i avashtë se finlandezi i Mercedes. Duket se makina gjermane edhe këtë sezon do të jetë më e shpejta në pistë.

Nesër do të zhvillohen testet e ditës së dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit