Mercedes e pushoi nga puna, hakmerret duke shkatërruar me eskavator 50 furgonë

6 Janar 2021
10:26
Telesport
back button

Në Spanjë, kompania Mercedes ka pushuar nga puna, pak ditë para Vitit të Ri, një 38-vjeçar, i cili nuk e ka pritur mirë vendimin e marrë nga drejtuesit. Ai ka vendosur të hakmerret për këtë vendim më 31 janar në një mënyrë krejt origjinale.

Personi i pushuar nga puna ka marrë një ekskavator dhe ka ecur me të gati 21km, deri në fabrikën ku punonte. Ai ka hyrë në parkimin e fabrikës, ku ndodheshin furgonet komercialë të Mercedes, duke shkatërruar shumë prej tyre.

Sipas Mercedes janë prishur më shumë se 50 furgonë (8+1 vende), ku vlera e njërit prej tyre shkon në 40 mijë euro. Pra, në total parashikohet një dëm prej 2 milionë eurosh.

Objektivi i 38-vjeçarit ishte të hynte në brendësi të fabrikës, ku të shkatërronte edhe linjën e prodhimit të furgonëve. Për fat, ai është ndalur në momentin e fundit nga forcat e sigurisë së fabrikës. Personi ka përfunduar në burg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit