Mercedes “hedh grepat” për Mick Schumacher: Një pilot që na intereson për 2020-ën

8 Dhjetor 2018
14:36
Telesport
back button

Toto Wolff, shefi i makinës Mercedes, lë të hapur mundësinë e transferimit të Mick Schumacher te kampionët e Formula 1 në të ardhmen. Gjatë një ceremonie “gala” të zhvilluar me rastin e mbylljes së këtij sezoni, drejtori sportiv i Mercedes dha se Mick, djali i 7 herë kampionit të botës në këtë sport, Michael Schumacher, është një pilot që premton shumë. Ndaj i ka “shkelur syrin” për një transferim të mundshëm, duke nisur nga viti 2020, ndërkohë që sezonin e ardhshëm, Mick do të garojë në Formula 2.

Mick është një djalosh dhe pilot shumë interesant. Këtë vit fitoi titullin e Formula 3, duke përdorur motorin Mercedes, çka do të thotë se ka njohuri për motorin tonë. Për momentin ai nuk është pjesë e programit tonë për të rinj, por ka kohë për t’u integruar ashtu si duhet. Mban mbi shpinë një mbiemër me peshë në sportin tonë, ndaj i duhet shumë punë për të kaluar babain e tij. Por jam i sigurtë se do të jetë i suksesshëm edhe në Formula 1. Ndoshta me Mercedes, nuk i duhet asnjëherë të ardhmes”, tha Toto Wolff.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit