Mercedes injoron Ferrarin: Në Austri, duel me makinën vendase

30 Qershor 2020
10:32
Telesport
back button

Në prag të garës së parë sezonale të Formula 1, më 5 korrik në Austri, drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka thënë se pret një betejë të fortë me Red Bull në pistën e Zeltweg. Sipas tij, makina austriake, që garon në shtëpinë e saj, do të jetë një rival më i fortë se sa Ferrari.

Mezi presim të zbresim në pistë dhe të duelojmë më rivalët tanë. Testet që janë zhvilluar në Barcelonë janë kryer disa muaj më parë, por pres që ato akuilibra që u shfaqën aty të konfirmohen edhe në Austri”, tha Wolff.

Mendoj se në Austri do të jetë një betejë e fortë mes Mercedes dhe Red Bull, që është treguar në teste një kockë e fortë, Max Verstappen tregoi një formë të mirë në testet dimërore dhe kjo e bën atë një rival të fortë për pilotët tanë”, tha shefi i Mercedes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit