Mercedes: Kampionë për të stresuar, Botërori 2018 një luftë nervash

5 Dhjetor 2018
16:08
Telesport
back button

Për të pestin vit me radhë, makina Mercedes fitoi titullin kampion bote në Formula 1, por për shefin e makinës gjermanë ky mbetet titulli më i vështirë. Toto Wolff, në një deklaratë për mediet u shpreh se ky sezon ka qenë shumë stresues për ta. “Patëm shumë luhatje, nuk e dinim asnjëherë nëse makina ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar”, tha Wolff.

E nisëm jo mirë, më pas fituam disa gara, më pas sërish Ferrari e në fund dominoi Red Bull. Pra kemi qenë gjithnjë në një luftë nervash”, tha Toto Wolff, që i trembet edhe të ardhmes, pasi mendon se kjo situatë mund të përsëritet edhe sezonin tjetër. Madje ai parashikon një betejë edhe më të ashpër gjatë 2019-ës.

“Viti 2019 ishte stresues, si mendërisht ashtu dhe fizikisht. Unë besoj se vitin tjetër do ët ketë edhe skuadra të tjera që mund të duelojnë për titull. Mund të kemi një tjetër rast “Brown”, që fitoi titullin vitin 2009 duke shfrytëzuar boshllëqet që ka rregullorja e garës, e cila lë vend për shumë interpretime të saj”, tha Toto Wolff.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit