Mercedes mbrohet pas akuzave për timonin lëvizës: Legal dhe brenda rregullave

21 Shkurt 2020
9:36
Telesport
back button

Gjatë ditës së dytë të testeve të Formula 1 që po zhvillohen në pistën e Montmelo të gjithë mbetën të habitur nga lëvizja para e mbrapa që bënte timoni i makinës Mercedes të Lewis Hamilton. Kjo solli edhe akuza, se ky veprim i makinës gjermane është i paligjshëm, duke shkelur rregullat e garës. Kur niste pjesa e drejtë, timoni shkonte pas, duke sjellë edhe një konvergjencë ndryshe të gomave, ndërsa në fund të pjesës së drejtë timoni shkonte sërish në vend.

Drejtori teknik i Mercedes, James Allison, perms një postimi në “Twitter” ka zbuluar vetë për çfarë bëhet fjalë, duke u shprehur se gjithçka është legale dhe brenda rregullave. “Ishte një ide e re e aplikuar që duhet DAS (Dual Axis Steering) dhe dua të them që është tërësisht i ligjshëm. Një dimension që mund të jetë i dobishëm gjatë vitit, diçka që nuk duam t’ua themi të tjerëve për sa i përket përdorimit të tij, ndaj do ta mbajmë për veten tonë”, tha Allison.

Për këtë sistem të ri kemi biseduar me FIA. Rregullat flasin qartë dhe mendoj se gjithçka e përgatitur nga ne është brenda normave të lejuara. Ditët në vijim do të shohim nëse ia vlen ta përdorim apo jo”, tha Allison.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit