Mercedes në ankth, Wolff: Ja kush e fiton këtë botëror të Formula 1

26 Qershor 2020
10:49
Gentian Spiri

Botërori 2020 në Formula 1 është në prag. Gara e parë është më 5 korrik në Austri, aty ku Mercedes konsiderohet edhe një herë si favoritja kryesore për titullin kampion. Gjithsesi, drejtori sportiv i makinës gjermane, Toto Wolff, shprehet se nuk ka asgjë të sigurt në këtë botëror, që nis me shumë pikëpyetje.

Koronavirus dhe kalendari i ri na kanë vënë përpara disa sfidave që nuk dihet se si do të përfundojnë. Mendoj se besueshmëria e makinës do të jetë thelbësore në garat e para. Makinat do të jenë pak a shumë si në Australi, kemi pak informacion dhe çdo sesion do të jetë i rëndësishëm për të mbledhur të dhëna”, tha Wolff.

Ky kalendar i reduktuar është një sfidë për të gjithë. Mendoj se titullin do ta fitojë jo vetëm makina më e shpejtë, por ajo që do të ketë një paketë aerodinamike më të besueshme. Vjet Ferrari kishte motorin më të fuqishëm, këtë vit nuk i kemi parë ende në garë. Gjykimi real do të vijë pas disa garash”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit