Mercedes në formë, Ferrari në krizë pas testeve të para dimërore

24 Shkurt 2020
9:16
Telesport
back button

Java e parë e testeve dimërore të Formula 1 të zhvilluara në pistën spanjolle të Montmelo evidentuan një dominim të makinës Mercedes, që ishte superiore në pistë në çdo drejtim. Kohën më të shpejtë në mbyllje të testeve e dha Valtteri Bottas, 1’15”732, duke treguar se makina kampione do të jetë më e shpejta edhe këtë sezon.

Mirë u paraqit edhe Red Bull, që në këtë sesion të parë ishte më e shpejtë se Ferrari. Makina italiane ishte në krizë, madje pati edhe një problem me motorin e Sebastian Vettel. “Kokëkuqja” ishte gjithnjë 7 apo 8 të dhjetat më e avashtë se Mercedes, duke u “parakaluar” në këto teste edhe nga Red Bull, që mund të jetë surpriza e këtij sezoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit