Mercedes në panik, Wolff: Ishim me fat që përfunduam garën

9 Korrik 2020
8:26
Telesport
back button

Gara e parë në Austri? E vërteta është se ne ishim me fat që e mbyllëm garën me të dyja makinat”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes. Deklaratë disi e papritur e numrit 1 të makinës gjermane, që në prag të garës së dytë që zhvillohet sërish në pistën austriake merret me shumë me problemet se sa me fitoren e Bottas apo vendin e katërt të Hamilton.

Më tej, Wolff shtoi: “Nëse shohim rezultatin duhet të jemi të kënaqur, por besueshmëria e makinës na krijoi shumë vështirësi në garë dhe ky është problemi ynë kryesor për garën e radhës. Duhet ta përmirësojmë sa më shpejt këtë problem, pasi në një kampionat të tillë, të shpejtë, nuk mund të humbasim pikë rrugës”.

Problemi kryesor është te kambio, pasi mund të na krijojë probleme në kthesat e larta që ka pista austriake. Kemi nisur nga puna për të patur një ndryshim për garën e radhës”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit