Mercedes provokon rivalët: Titulli i yni, kemi gati edhe makinën e vitit tjetër

16 Tetor 2020
10:12
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka konfirmuar se ka nisur që tani punë për makinën e vitit të ardhshëm. Numri 1 i Mercedes, shprehet i bindur se edhe këtë vit titulli kampion për konstruktorë në Formula 1 do të jetë i tyre, ndaj dhe po mendon për të ardhmen.

Kemi kohë që i kemi prëfunduar disa modifikime për të ardhmen. Nuk para ndodh shpesh që të jesh kaq herët me punën e sezonit të ri, por gjatë pandemisë dhe pushimit të detyruar nuk qëndruam duarkryq”, tha Wolff.

Rregullat do të ndryshojnjë shumë vitin tjetër, ndaj jemi përqendruar shumë tek e ardhmja. Ky vit është mjaft pozitiv për ne, pasi jemi projektuar drej titullit kampion ne të dyja kategoritë. Kjo na jep mundësi të mendojmë të qetë për atë që na pret sezonin e ri”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit