Mercedes: Rasti i Vettel i diskutueshëm si në futboll, nuk e ndalim garën për VAR

11 Qershor 2019
10:11
Telesport
back button

Toto Wolff, shefi i makinës Mercedes, ka folur sot për herë të parë pas garës së Kanadasë, në lidhje me vendimin e komisarëve të pistës për të dënuar me 5 sekonda Sebastian Vettel. Dënim që i kushtoi fitoren pilotit të “kokëkuqes”, duke i “dhuruar” fitoren Lewis Hamilton me Mercedes.

Ka disa rregulla që thonë se duhet t’i lejosh hapësira makinës. Gjithsesi, kjo është një situatë që njerëzit e shohin në këndvështrime të ndryshme. Nga Mercedes e shohim këtë vendim 60%-40% të drejtë në favorin tonë. Ferraristët e shohin 40%-60% të gabuar. Gjithsesi, ka disa komisarë që janë profesionistë dhe me përvojë”, thotë Toto Wolff.

Ky është një rast i diskutueshëm, ashtu si në futboll. Ne këtu nuk mund të aplikojmë VAR që të ndalim garën edhe pse komisarët morën një vendim bazuar edhe nga pamjet televizive. Unë e kuptoj se si ndihet Vettel, ai e fitoi garën në pistë. Kështu është jeta, ka vendime kundër teje apo në favor. Kjo është një situatë e vështirë për t’u interpretuar dhe të ketë një vendim që t’u pëlqejë të gjithëve”, tha më tej Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit