Mercedes rivalë pafund: Ata janë më të rrezikshëm se Ferrari

22 Mars 2019
18:08
Telesport
back button

Kalimi nga motori Renault te motori Honda i ka dhënë një tjetër hov makinës Re Bull Racing, që në garën e zhvilluar pak ditë më parë në Australi bëri një paraqitje të mirë. Piloti Max Verstappen u rendit i treti, duke dueluar deri në fund me Lewis Hamilton për vendin e dytë, duke nxjerrë jashtë loje Ferrarin, që zhgënjeu.

Paraqitja e mirë e Red Bull ka befasuar edhe vetë Mercedes, që priste të duelonte me Ferrarin por u gjend në një betejë të papritur me makinën austriake. Për këtë arsye, Toto Wolff, shefi i makinës Mercedes, mendon se Red Bull mund të përbëjë kërcënimin kryesor këtë Botëror dhe jo “kokëkuqja” italiane.

Në Australi, Red Bull ishte shumë pranë nesh dhe ishte e shpejtë. Këtë gjë e pamë ne në duelin që Max pati me Lewis si dhe në parakalimin që Red Bull kreu ndaj Vettel. Pra, kanë një makinë me motor të fuqishëm. Kjo e bën interesante garën për titull, madje rrit rivalitetin, pasi Red Bull mund të jetë një kërcënim real për ne. Janë në një nivel që duhen mbajtur nën mbikqyrje”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit