Mercedes sfidë Ferrari në Abu Dhabi: Do marrim atë që na takon, nuk do t’u falim asnjë pikë

23 Nëntor 2023
14:03
Telesport
back button

Sezoni 2023 në Formula 1 do të përfundojë këtë të diel me garën që zhvillohet në Abu Dhabi. Vëmendja në këtë garë është përqendruar te beteja mes Mercedes dhe Ferrari për vendin e dytë për konstruktorë. Skuadra gjermane ka 4 pikë më shumë se ajo italiane, ndaj në pistë pritet një garë e fortë mes dy skuadrave.

Toto Wolff, shefi i Mercedes, u shpreh: “Ferrari e ngushtoi ndjeshëm diferencën, por jemi gati t’u shpallim luftë në Abu Dhabi. Ata kanë treguar një shpejtësi të mirë në garat e fundit, por dimë që nuk kemi marrë atë që prisnim nga makina jonë. Ndaj, ka për të qenë një duel i bukur në pistë mes dy skuadrave deri në fund”.

Edhe në Las Vegas ishim të shpejtë, por nuk arritëm të konkretizojmë ashtu si duhet mundësitë që na u dhanë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe të mos lejojmë Ferrari të na parakalojë në garën e fundit. Besoj se mund t’ia dalim mbanë që ta ruajmë vendin e dytë”, u shpreh Toto Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit