Mercedes, Toto Wolff: Do të eksperimentojmë gjëra që s’i kemi bërë kurrë më parë për të fituar

15 Gusht 2022
9:40
Telesport
back button

Mercedes nuk ka fituar ende asnjë garë këtë sezon dhe synon që deri në fund të vitit të arrijë të thyejë tabunë. Një sezon jo fort pozitiv për makinën gjermane, që gjatë pushimeve verore po punon fort për të sjellë disa risi, që mund t’i japin një shtysë në kampionat.

Ai që ka folur për situatën e deritanishme është shefi i Mercedes, Toto Wolff, që për “Sky Sports”, tha: “Jemi në një situatë në të cilën mund të provojmë disa gjëra të reja, që më parë nuk i kemi bërë, pasi nuk mund të rrezikonim në pistë”.

Kur nuk fiton vuan shumë. Në gjithë këto vite kemi thënë se çfarë do të bënim nëse do të humbisni, dhe ja ku erdhi ky rast. Na jepet mundësia të eksperimentojmë gjëra të reja, strategji të reja, që mund të na shërbejnë për të ardhmen”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit