Mercedes u shpall luftë të gjithëve, Wolff: Janë vënë kundër nesh

18 Nëntor 2021
13:06
Telesport
back button

Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën e Losail, në Katar, por shefi i Mercedes, Toto Wolff, e ka ende mendjen te gara e fundit zhvilluar në Brazil. Nga Katari, ai ka ngritur gishtin kundër të gjithëve në Formula 1, pasi sipas tij janë kundër makinës gjermane dhe pilotit britanik Lewis Hamilton.

Mercedes gjithnjë ka qenë e bashkuar, por vendimet kundër nesh gjatë kohëve të fundit na kanë bashkuar edhe më shumë. Në Brazil dukej sikur të gjithë ishin kundër nesh dhe nuk arrij të imagjinoj se si është ndjerë Hamilton në pistë gjatë garës. Ndaj, jemi përpjekur ta ndihmojmë në maksimum”, tha Wolff.

Ky sezon po na dhuron shumë surpriza, në çdo drejtim dhe duket se ekuilibrat ndryshojnë nga gara në garë. Shpresojmë që kjo grintë që na karakterizoi në Brazil të na shoqërojë edhe në Katar, ku garojmë në një pistë të panjohur për të gjithë. Ne do të duelojmë deri në fund për fitore”, tha Toto Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit