Mercedes, Wolff: Duan të na zbresin në froni, por gjithnjë dështojnë

19 Tetor 2021
9:09
Gentian Spiri

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, u shpreh se rivaliteti me Red Bull nuk e tremb aspak, pasi ai është mësuar me të tilla sfida. “Kemi 7 sezone që Mercedes është pikë referimi për të gjithë në Formula 1. Këtë vit kemi një sfidë më të vështirë dhe e dimë arsyen. Gjithsesi, më pëlqen kjo sfidë me Red Bull”, tha Wolff.

Ky sezon është më i ekuilibruar dhe do të jenë detajet ato që do të bëjnë diferencën. Për ne, kjo sfidë është normale dhe ky fakt është një avantazh për ne, pasi jemi mësuar të punojmë nën presion. Mezi pres garat e radhës, nuk mendoj se ato do të jenë të vështira për ne”, tha shefi i Mercedes.

Kemi dy pilotë të fortë dhe që na japin garanci. Jam i sigurt se do të argëtohemi. Ne nuk kemi asgjë për të treguar se jemi më superiorë se të tjerët, pasi kemi 7 vjet që e bëjmë këtë gjë. Jemi ambizionë dhe duam që bashkë me Mercedes te festojnë edhe pilotët tanë, për t’i dhënë Hamilton një tjetër titull”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit