Mercedes, Wolff i shqetësuar: S’po arrijmë të zhbllokojmë potencialin e makinës

14 Maj 2022
12:14
Gentian Spiri

Mercedes ende nuk ka mundur këtë sezon të japë dhe arrijë atë rezultat që ka synuar. Makina kampione e botës në Formula 1 nuk po arrin të rivalizojë me Ferrari e Red Bull dhe sidomos Lewis Hamilton nuk po arrin të jetë kompetitiv. Në disa gara ai është renditur pas shokut të tij të skuadrës George Russell.

Ai që ka folur për këtë situatë është Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, që tha: “Po analizojmë të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar deri më tani dhe po i analizojmë me shumë kujdes. Duhet të kuptojmë se përse në Majemi, ishim të shpejtë të premten e të shtunën dhe më të avashtë të dielën në garë”.

Makina ka shumë potencial të cilin ne ende nuk po arrijmë ta shfrytëzojmë si duhet. Madje nuk po arrijmë ta zhbllokojmë atë potencial dhe kjo po na penalizon. Nuk e kemi pasur më parë një situatë të tillë më parë dhe kjo e bën makinën më të vështirë për t’u pilotuar. Shpresoj që shpejt të gjejmë një zgjidhje“, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit