Mercedes, Wolff: Këtë vit jemi ne gjuetari, por do ta kapim “prenë”

1 Dhjetor 2021
13:03
Telesport
back button

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, beson se makina gjermane mund t’i fitojë të dy titujt kampionë  në Formula 1 ku është në garë: Atë për pilotë dhe atë për konstruktorë. “Fakti që jemi në garë për të dy titujt tregon për forcën tonë. Kemi kaluar momente të vështira këtë sezon, por jemi sërish më të mirët. Na duhet pak sforco tani në fund”, tha Toto Wolff.

Vijmë nga dy gara fantastike, ku kemi dalë fitues me Hamilton. Në gjithë këto sezone ne kemi qenë preja që dëshironin të na kapnin të gjithë, por kanë dështuar. Këtë sezon jemi gjuetari dhe do të dijmë se si ta ndalim prenë tonë. Kemi makinën e duhur për t’ia dalë mbanë dhe të festojmë sërish të dy titujt në fund të sezonit, pasi jemi më të mirët”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit