Mercedes, Wolff lëshon sfidën: Hamilton i fiton të gjitha garat e mbetura

27 Tetor 2021
9:28
Telesport
back button

Pavarësisht zhgënjimit në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në Austin, ku Mercedes humbi duelin me Red Bull, drejtorti sportive i makinës gjermane, Toto Wolff, beson se Lewis Hamilton do të arrijë të shpallet kampion edhe këtë sezon. Ai synon të rikthejë Mercedes fituese në pistë, duke nisur nga gara e radhës në Meksikë.

Tradicionalisht kjo ka qenë pistë e vështirë për ne, por këtë sezon gjithçka mund të ndryshojë. Mendoj se mund të duelojmë “kokë më kokë” me Red Bull në çdo garë. Duhet vetëm të mbajmë lart moralin. Jemi në të njëjtin nivel dhe Mercedes e Hamilton mund t’i fitojnë të gjitha garat e mbetura”, u shpreh Wolff.

E vetmja gjë që duhet të evitojmë janë tërheqjet nga gara për ndonjë problem të makinës apo aksident. Natyrisht që kemi shumë presion, por është një presion pozitiv. Më parë kemi dueluar fort me Ferrarin dhe kemi 7 tituj kampionë radhazi, ndaj kjo na motivon për këtë sezon”, tha Toto Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit