Mercedes zbulon makinën dhe sponsorin e ri, ja si duket njëvendëshja kampione

10 Shkurt 2020
13:27
Telesport
back button

Mercedes ka kryer sot prezantimin e makinës me të cilën do të konkurrojë në botërorin 2020 të Formula 1. Prezantimi është kryer në Londër, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me partnerin e ri, Ineos.

Makina ka ruajtur në përgjithësi pamjen dhe ngjyrën e asaj të vitit të kaluar (gri), ndërkohë që janë shtuar disa ngjyra të kuqe, ku është shkruar emri i sponsorit të ri. Ndërkohë që një tjetër sponsor është edhe Petronas.

Prezantimi është bërë pikërisht nga presidenti i sponsorit të ri (Ineos) dhe shefi i Mercedes, Toto Wolff, që tha: “Çdo vit gara nis nga zero. Fitojmë prej 6 vitesh duam ta vazhdojmë këtë traditë edhe këtë sezon. shpresojmë që makina që po prezantojmë sot të jetë po aq e shpejtë dhe fituese si ajo e vitit të kaluar”.

Gjithsesi, më 14 shkurt, do të kryhet prezantimi zyrtar i makinës gjermane edhe në prani të pilotëve, ku do të jepen edhe detajet e njëvendëshes së re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit