“Meritoj trilogjinë, herës tjetër ajo s’ka për të më prekur me dorë”

10 Gusht 2022
10:35
Telesport
back button

Luftëtarja amerikane Julianna Pena, ish-kampione e botës në peshën “bantamweight”, shprehet se meriton të duelojë një herë të tretë ndaj kampiones aktuale të këtij Divizioni, brazilianes Amanda Nunes. Në dy përballjet e mëparshme, Pena fitoi sfidën e parë dhe Nunes të dytën, duke u hakmarrë në revansh dhe gjakosur keq rivalen amerikane.

Pra, barazim 1-1 dhe Pena mendon se dy sportistet duhet të zhvillojnë edhe një duel të tretë mes tyre. Ajo mendon se një sfidë në fundvit do të ishte e mundshme mes tyre: “Mendoj se e meritoj një sfidë të tillë. Në fund të fundit secila prej nesh ka nga një fitore. Ju garantoj se herën e tretë ajo nuk ka për të prekur asnjë fije floku”, the Pena.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit