“Meritojmë domate fytyrës, lojtarët e Napolit po luajnë me zjarrin”, shpërthen Gattuso!

19 Janar 2020
9:50
back button

Gennaro Gattuso ka ndërtuar një karrierë me profesionalizëm, mund, sakrifica dhe sidomos vullnet për të dhënë gjithmonë maksimumin, atë që sot nuk sheh te Napoli… “Nuk e prisja kështu, nuk mendoja kurrë se pas stërvitjeve të luanin në këtë mënyrë. Po çfarë loje po flasim? Këta nuk kanë dëshirë!”, u shpreh trajneri i Napolit pas humbjes 2-0 ndaj Fiorentinas në “San Paolo”. Më pas, vazhdon me tërbimin e tij: “Këtu nuk e kuptojnë se po luajnë me zjarrin dhe rrezikojnë të digjen. Nuk më plas fare për gjobat apo për situatën në lidhje me raportet president-futbollistë, ata në fushë duhet të zbresin dhe të japin gjithçka. Edhe unë kur isha lojtar mund të kisha inat dikë në ekip, por për atë jepja jetën”.

“Nuk vijnë tifozët? Në meritojmë domate fytyrës, ju thoni tifozët… Pastaj, edhe nëse nuk vijnë, kjo duhet të jetë një alibi? Aspak, paguhemi shumë mirë me një profesion që është edhe zbavitje. Tani në grumbullim, të shohim dhe të flasim mes nesh, sepse kjo gjë nuk mund të vazhdojë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit