Dy amerikano-latine te Vllaznia, firmosin një braziliane dhe një kolumbiane

6 Shkurt 2020
10:10
Telesport
back button

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka zyrtarizuar transferimin e lojtareve të huaja në merkaton e verës. Sipas “shkodrasport.com”, në fazën e dytë të kampionatit, me skuadrën veriore do të aktivizohen dy volejbolliste nga Amerika Latine.

Bëhet fjalë për pasuesen braziliane Sabrina Braz Carioca, 1.79 metra e gjatë si dhe shuteren kolumbiane, 22-vjeçaren Giselle Perez. Dy përforcime të rëndësishme për Vllazninë në këtë fazë të dytë të kampionatit, duke rritur ndjeshëm pretentimet për titull.

Të dyja volejbollistet janë federuar, kanë mbërritur në Shkodër dhe janë vënë në disapozicion të trajnerit Lisha. Te Vllaznia presin edhe një lojtare të tretë të huaj, transferimi i së cilës është ende peng i dokumentacionit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit