Merkato e çmendur e Chelsea-t, gati 60 mln për 21-vjeçarin: rivalët kërkojnë 110

25 Janar 2023
17:13
Denis Hakanaj
back button

Chelsea është padyshim klubit protagonist i merkatos. Pas shpenzimeve të mëdha të bëra verën e kaluar, londinezët nuk janë kursyer as në merkaton e janarit.

Dhe duket se merkato e çmendur e klubit nuk ka ndërmend të ndalet. Në fakt, drejtuesit e Blues po përgatiten të bëjnë një tjetër super investim në këto ditë.

Objektivi i radhës i londinezëve është Moises Caicedo, mesfushor ekuadorian i Brighton, për të cilin është përgatitur një ofertë marramendëse prej 60 milionë eurosh.

Megjithatë, siç ka bërë të ditur Times, kjo ofertë mund të mos mjaftojë duke parë se klubi rival e vlerëson yllin e tij të paktën 110 milionë euro.

Në 21 ndeshje të luajtura në këtë kompeticion me Brighton, 21-vjeçari Moises Caicedo ka realizuar vetëm një gol dhe ka arritur të japë vetëm një asist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit